Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kam dhe unë vajza, unë e pushkatoj i q* nënën, e var aty”, “Ramboja” i Librazhdit flet pas dhunës që i ushtruan nuses tradhtare

schedule08:09 - 1 Qershor, 2022

schedule 08:09 - 1 Qershor, 2022

Mentaliteti shqiptar mesa duket mbetet ende vite dritë larg botës moderne, pasi ende i konsiderojnë vajzat si pronë dhe jo si fëmijë.

Tradhtia bashkëshortore e ndodhur një javë më parë në Togëz të Librazhdit u bë virale në rrjet, duke tërhequr vëmendje jo më tepër për atë se çfarë kishte bërë nusja në shtratin bashkëshortor, por se si vjehrri, vjehrra dhe gjithë fisi i burrit linçonin dhe dhunonin psikologjikisht të renë.

“Piranjat”në Abc e moderuar nga Arilena Ara dhe Florian Binaj e kanë trajtuar mbrëmjen e së martës këtë temë kaq delikate në Shqipëri.

Mdadje “Piranja” Lediona Xheladinaj ka shkuar në Togëz ku ka biseduar me të afërmit e burrit, të cilët jo vetëm që nuk ndihen aspak në faj për linçimin publik që i bënë të resë, por edhe e cilësojnë krenari.

Njëri nga të afërmit e burrit të vajzës së dhunuar, kërcënon edhe gazetaren, madje shton se nëse një gjë të tillë do e bënin vajzat e tij, ai do i vriste.

I afërmi: Kam edhe unë vajza. Unë e pushkatoj i q* nënën mu në g**. E var aty grap.

Gazetarja: Ju duket i drejtë ai veprimi ju?

I afërmi: Çfarë veprimi? Me halet, me bu*et?

Gazetarja: Po ju çfarë jeni?

I afërmi: Po ik moj largohu andej.

Gazetarja: Kujdes me dorën.

I afërmi: Largohu.

Gazetarja: I keni shkatërruar jetën.

I afërmi: Ik moj me gjithë jetën. Mu në p*** të sëmës të shkojnë.

Gazetarja: Kush të shkojë?

I afërmi: Ajo.

Gazetarja: Çfarë ka bërë ajo?

I afërmi: Atë që ka bërë e di vetë ajo.

Gazetarja: Nëse ajo ka tradhëtuar, ka jetën e saj, nuk e falim tradhtinë por të shohë jetën e saj. Pse duhet ta mbyllni në dhomë ta filmoni dhe ta dhunoni.

I afërmi: Do ikësh tani do më lësh rehat. Ik mos të të shohë fare.

Gazetarja: Ju keni qenë tek dhoma? Keni qenë trimi i fisit për të mbajtur sehir. Se po bëhej një tradhti e madhe ndërkohë që kryefamiljari thotë unë jam ku***. Një baba nuk flet kështu karshi një femre.

/T.H/Abcnews.al/

Për më shumë ndiqni videon:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!