“Këtu nuk rrohet më, nëse ka shtet të vijë të vejë dorë, nëse s’ka të qërohet dhe shteti dhe ne!”
Thotë një nga banorët e pakët që kanë mbetur në fshatit Peshtan të Përrenjasit.
I indinjuar prej mungesës së vëmendjes nga ana e strukturave vendore dhe qëndrore thotë se rruga e shkatërruar është arsyeja, kryesore që fshati është braktisur.
“Jemi në Bushtricë tek ura e madhe i ngjitim e i zbresim me zetorë. Të mërzitur dhe të lodhur nga të dyja qeveritë, qeveri të rremë dhe mashtruese. Kur do jetë ora, minuti që të shohim dhe ne një ditë të bardhë? Fëmijët tonë lodhen vijnë më këmbë, shkojnë më këmbë. A ka shtet, këtu është Siri, a Afganistan? “
Të njëjtin mendim ndajnë dhe bashkëfshatarët e tij, që thonë se nëse nuk ndërtohet rruga do braktisin fshatin.
“Problemet janë të shumta s’kanë për tu zgjidhur këtu s’ka qeveri dhe pushtet.”
“Bashkia të na bjerë rrugë ose njëherë në javë të na bjerë një furgon se nuk kemi me çfarë të marrim ushqime.”
“Po të kishin rregulluar xhaden s’do iknin njerëzit. Është krim të ikësh.”
2 dekada më parë në fshatin Peshtan banonin rreth 100 familje. Shumë prej tyre u larguan jo vetëm prej rrugës të amortizuar, por edhe prej shkollës dhe qëndra shëndetësore që u mbyllën. Sot në këtë fshat kanë mbetur vetëm 7 familje.
/abcnews.al/