Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Enkelejd Alibeaj në një komunikim për mediat theksoi edhe njëherë rëndësinë e ngritjes së një komisioni hetimor për investimet strategjike. Ai tha se kanë depozituar edhe njëherë kërkesën, pasi PS e rrëzoi në mbledhje, ndërsa shtoi se maxhoranca po teton të fshihet pas një skandali të madh.
“Rregullorja e do që instanca e fundit që shprehet për çështjen ngritjes ose jo të një komisioni hetimor, as këtë nuk e lejuan. Kjo ishte çështja që demaskoi maxhorancën, investimet strategjike. Duket që është skandal i madh dhe ai që është kryeministër i largohet si djalli nga tejmani. Është një çështje që ka interes publik. Është e drejtë e opozitës dhe fatkeqësisht e nëpërkëmbur. Kjo është ajo që ndodhi në pjesën e errët”, tha ai.
Mbledhja e sotme e Konferencës së Kryetarëve u zhvillua me debate, pasi Alibeaj kërkoi që në fillim se kanë interes vetëm për pikën që bën fjalë për ngritjen e komisionit për investunet strategjike dhe jo për çështjen e presidentit.
Sakaq, socialistët vendosë që në 4 qershor të mbahet raundi i katërt i zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. g.v/abcnews.al