Medvedev , i cili këshillon Vladimir Putinin për çështjet e sigurisë kombëtare, tha se ” vendosja e sanksioneve ekonomike” nuk do të prekë elitën politike, por do të shkaktojë humbje për biznesin e madh, sipas The Guardian.
Medvedev tha se sanksionet e naftës dhe gazit synojnë tatimpaguesit dhe qytetarët.
“Përfundimi është se këto sanksione synojnë popullin e Rusisë. Cili është qëllimi i sanksionimit të aseteve të Bankës Qendrore të Rusisë dhe pasurive të tjera shtetërore?
E thjeshtë. Për të përkeqësuar ekonominë, për të goditur rublën, për të rritur inflacionin dhe për të rritur çmimet në dyqane, që do të thotë ulje e standardit të jetesës për një qytetar rus të zakonshëm.
Po embargoja e naftës ruse për çfarë shërben?
Për të njejtën gjë: të reduktohen të ardhurat buxhetore dhe të detyrohet shteti të braktisë detyrimet sociale, përfshirë indeksimin e të ardhurave.
/abcnews.al