Dinamo e Skënderbeu në të Parën, drejtuesit projektojnë trajnerë të njohur për drejtimin e tyre

schedule12:26 - 31 Maj, 2022

schedule 12:26 - 31 Maj, 2022

Dinamo dhe Skënderbeu tashmë zyrtarisht do të garojnë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm, pasi asnjëra nga skuadrat nuk ia doli dot të qëndronte mes më të mirëve në Superiore.

Të dyja skuadrat tashmë po mendojnë riformatimin e ekipit për të arritur rezultate më të mirë dhe me synimin e vetëm rikthimin në Superiore.

Sipas “Panorama Sport” edhe pse Rodolfo Vanoli nuk është “ndarë” zyrtarisht me Dinamon, drejtuesit po mendojnë për një emër të ri që mund t’i besojnë projektin e skuadrës dhe emri i piketuar është ish-tekniku i Vllaznisë, Thomas Brdaric.

Po sipas burimin në fjalë edhe skuadra e Skënderbeut po mendon për një trajner që mund t’i besohet edhe rikthimi i skuadrës mes më të mirëve, me presidentin Ardian Takaj që pritet ti besojë stolin Gugash Maganit. /f.a/abcnews.al