Një hotel me pesë yje, investim gjerman, do ti shtohet vendit tonë. Punimet kanë nisur në prani të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi. Sipas ministrit Klosi paketa fiskale në mbështetje të turizmit po jep efektet e saj.
Në këtë shesh pranë Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë shumë shpejt do të ngrihet një hotel me pesë yje.
Themelet u hodhën në prani të ministrit te Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i cili tregoi se investimi është 100% gjerman.
Paketa fiskale miratuar në parlament për të mbështetur po jep frytet e saj.
Ndërsa investitori gjerman nga ana e tij do t’i ofrojë turizmit në Shqipëri ndër të tjera tre gjëra kryesore.
Vetëm në pesë muaj pesë marka ndërkombëtare në hoteleri sipas ministrit te Turizmit kanë gjetur interesant vendin tonë për të investuar./abcnews.al