I hodhën “Audi Q7-n” në erë, flet 35-vjeçari: Ku dyshoj

schedule11:25 - 31 Maj, 2022

schedule 11:25 - 31 Maj, 2022

ABC ka siguruar foton e 35-vjeçarit Artan Lleshi, makinës së të cilit iu vendos tritol gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte. Audi “Q7” i Artan Lleshit ishte i parkuar buzë rrugës përballë banesës në Bulevardin “Nënë Tereza” në Kamzë, ku ka shpërthyer sasia plasëse. Mësohet se tritoli ishte vendosur në anën e pasagjerit, çka lë të dyshohet se ky ishte një mesazh për Artan Lleshin dhe jo një tentativë për ta vrarë.

Gazetarja e ABC,  Xhensila Kodra raporton se kamerat e i sigurisë në zonë nuk kanë mundur që të fokusojnë autorin e kësaj ngjarje pas nuk kanë pasur fushë pamje.  Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm për dëme materiale, ndërsa veç mjetit të parkuar janë dëmtuar edhe xhamat e jashtëm të një dyqani aty pranë.

Vetë Artan Lleshi ka mohuar të ketë konflikte me persona të tjerë, ndërsa vetë pjesën më të madhe të kohës jetonte në Britaninë e Madhe. Një nga pistat ku po heton policia është edhe ajo e konflikteve që mund të ketë pasur Artan Lleshi jashtë Shqipërisë.

Nga ana tjetër ai këtë ngjarje e ka lidhur me një tjetër ngjarje të rëndë. 35-vjeçari ka treguar në polici, se xhaxhai i tij  është akuzuar për një vrasje të ndodhur në vitin 2000.

Artan Lleshi: Xhaxhai im ka kryer një vrasje në vitin 2000. Kjo është e vetmja ngjarje për të cilën dyshoj se mund të lidhet me vendosjen e tritolit në mjetin tim. Unë nuk dyshoj tek askush tjetër. Vetë personalisht nuk kam asnjë konflikt. Kam 8 vite që jam kthyer nga Anglia.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!