Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret i cili thjeshton procesin e marrjes së shtetësisë ruse për fëmijët ukrainas që janë jetimë ose që aktualisht pa kujdes prindëror. Lajmi është bërë me dije nga gazetarja ukrainase Anastasiia Lapatina.
Një dekret i tillë i referohet më shumë rajonit të Donbasit, por nuk përjashton edhe fëmijët ukrainas që nuk jetojnë në këtë zonë.
Në një postim në rrjetet sociale, gazetarja ngre alarmin në lidhje me faktin që sipas të dhënave të ofruara nga autoritetet ukrainase, Moska ka depërtuar tashmë rreth 2 mijë jetimë në territoret e kontrolluara nga Rusia, shqetësim ky që në fakt është shprehur shumë herë nga ukrainasit.
Is not it a version of kidnapping?
vladimir putin signed a decree on the simplification of turning into russian citizenship for Ukrainian orphaned children without parental care, especially in the partially occupied territories.— Iuliia Mendel (@IuliiaMendel) May 30, 2022
Për këtë ka reaguar edhe ish zëdhënësja e presidentit të Ukrainës, Iuliia Mendel, e cila e ka quajtur ngjarjen një rast të rrëmbimit.
“A nuk është ky një version i rrëmbimit? Vladimir Putin, nënshkroi një dekret për lehtësimin e marrjes së shtetësisë ruse për jetimët ukrainas apo atyre pa kujdes prindëror, veçanërisht në territoret e pushtuara”, ka shkruar ajo në një postim në Twitter. /abcnews.al