Nuk u futën në Kryesinë e PD-së, Vangjeli: Dy emrat që e meritonin të votoheshin

schedule22:28 - 30 Maj, 2022

schedule 22:28 - 30 Maj, 2022

Dy ditë më parë, Partia Demokratike zgjodhi 20 anëtarët e kryesisë, 14 burra dhe 6 gra. Ajo që ra në sy ishte rikthimi i Jozefina Topallit dhe zgjedhja e Ina Zhupës, bdërsa Arben Imami mbeti jashtë liste.

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin “Log” në Abc me gazetarin Endri Xhafo u shpreh se pjesë e kryesisë do duhet të ishte edhe Imami me Vokshin. Ndërkohë Eno Bozdo, i cili u zgjodh anëtar kryesie, tha se Vokshi është kryetare e gruas prandaj nuk ishte në listë.

Vangjeli: Do të doja që aty të ishin Arben Imami, një nga demokratët më të mençur, do të ishte fat për kryesinë. Gjithashtu edhe zonja Vokshi do doja të ishte votuar.

Bozdo: Kryesia sipas Statutit përbehet nga 20 të zgjedhur, plus kryetari i partisë, plus 2 nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm dhe këtu bëhen 24. Plus kryetari i këshillit kombëtar që është Paloka, plus dy drejtuesit e organizatave partnere. Arsyeja pse Belindi është në listë është se ka dhënë dorëheqjen nga kryetari i forumit. Zonja Vokshi nuk është këtu ë listë sepse është kryetare e gruas.

Lexo edhe: Pas zgjedhjes së Kryesisë, PD merr vendimin tjetër, mblidhet të premten: Çfarë do të diskutohet

Vangjeli: Do më shqetësonte mungesa e saj.

Bozdo: Jam unë që nuk kam qenë pjesë e Foltores. Është Ina Zhupa. Nuk jam as deputet, por është vota që më solli këtu dhe i tillë është procesi. Ka të tjerë të mbarë që mund të ishin, por ky është procesi dhe kjo është vota.

Lista e plotë e anëtarëve të kryesisë:

  1. Fatbardha Kadiu
  2. Ina Zhupa
  3. Jozefina Topalli
  4. Edith Harxhi
  5. Mimoza Hajdarmataj
  6. Eleina Qirici
  7. Belind Këlliçi
  8. Flamur Noka
  9. Oerd Bylykbashi
  10. Ervin Minarolli
  11. Luçiano Boçi
  12. Agron Shehaj
  13. Luan Baçi
  14. Grigels Muçollari
  15. Gent Strazimiri
  16. Eno Bozdo
  17. Keltis Kruja
  18. Arben Ristani
  19. Aldo Bumçi
  20. Florian Mima.

Ndërkohë të premten e 3 qershorit do të mblidhet  Këshilli Kombëtar i selisë blu./abcnews.al/