Përveç dhunës në shtëpinë e burrit, vajza në Librazhd u përball dhe me dhunë nga babai i saj pas tradhtisë ku u kap në flagrancë. Kjo dhunë u rrëfye nga vetë vajza në emisionin “Me zemër të hapur”.
Ndërkohë artisti Robert Aliaj tha në emisionin “Open” se kjo është një pikë kulminante e konfliktit dhe se nuk mund të justifikojë një prind që linçon vajzën e vet.
“E shoh si pikën më të vështirë në jetën e asaj vajze. E shoh të vështirë, pikën kulminante të konfliktit. Unë imagjinoj se si kjo vajzë është përdorur si mall. Unë nuk e kuptoj se si mund ta jap vajzën time dhe të mos interesohem me vite dhe mos ta tërheq vajzën. Jo më në moshën që është dhënë ajo vajzë. E shoh më kriminale këtë. Më pak faj i vë bashkëshortit, por unë nuk justifikoj dot një prind që në momentet më të vështira linçon vajzën e vet, nuk e merr në mbrojtje. Këtu është për të parë çfarë moraliteti kemi ne, çfarë nderi se po flasim për nder. Si mund të flasim për nder, që në thelbin e vet ka pikërisht respektin. Marrëdhënia e tyre është për t’u parë, jo nga ne, por nga njerëz ekspertë dhe e shoh si një debat që mund të japë një ide, një zgjidhje për atë vajzë”, tha Robert Aliaj.