Oliver Kahn ka reaguar pas deklaratës së Robert Lewandowski. Sulmuesi polak deklaroi: “Epoka ime te Bayerni ka përfunduar. Nuk shoh më asnjë shans për të luajtur për këtë klub.
Bayerni është një klub serioz, transferimi është zgjidhja më e mirë, shpresoj se nuk do të më bllokojnë”.
Përgjigje e Drejtorit të Bordit të baverezëve ka folur për Sport1: “Nuk mund t’ju them pse Robert zgjodhi këtë mënyrë për të komunikuar situatën e tij.
Deklarata të tilla publike nuk të çojnë askund. Robert duhet ta dijë realisht vlerën që ka pasur te Bayerni, vlerësimi nuk është një rrugë me një drejtim të vetëm”. / abcnews.al