Të tjera detaje janë zbardhur nga tragjedia e ndodhur në familjen Kola në Pukë ku humbën jetën nga korrenti nëna Prendusha dhe 2 vajzat Sidorela e Emiljana Kola.
Një grup hetuesish të Prokurorisë së Pukës dhe ekspertë kanë arritur në konkuzionin se tragjedia e të shtunës në Fushë Arrëz u shkaktua prej defektit të lavatriçes.
Linjat hidraulike prej metali përcollën korrentin nga lavatriçja te dushi në kohën që po lahej vajza e madhe 19 vjeçare, Sidorela Kola.
Asaj i erdhën në ndihmë nëna Prendushe Kola, 42 vjeç dhe motra më e vogël 16 vjeç. Por asnjëra s’ia doli dot. Ato humbën jetën të treja.
Lexo edhe: Nëna dhe dy bijat ranë në korrent, zbulohet shkaku që shkaktoi tragjedinë në Fushë-Arrëz
Tre anëtaret e familjes Kola, u gjetën pa shenja jete në tualetin e shtëpisë.
I plagosur nga kjo ngjarje mbeti edhe djali, i cili tentoi të shpëtonte dy motrat dhe nënën, por fatmirësisht arriti që të shpëtonte.

