Ndonëse kanë shumë 20 bashkë, Ilir Shaqiri dhe partnerja e tij, Emanuela Morini kurorëzuan dashurinë e tyre me një ceremoni madhështore në Shqipëri. Balerini dhe fituesi i Big Brother VIP, mblodhi shumë të ftuar VIP krahas rrethit të ngushtë familjar.
Pas dasmës, balerini ka postuar dhe një video me nënën e vajzës së tij, ndërsa shkruan se dhurata më e bukur që ka marrë nga të pranishmit në dasmë ishte pjesëmarrja e tyre. Ai shkruan se është i gatshëm që të martohet dhe shumë herë të tjera nëse i mbledh të gjithë sërish.
“Ka momente në jetë ku dhurata më e bukur që mund të bëhet është të jesh prezent! Do të martohemi dhe 100 herë të tjera vetëm që t’ju kemi përsëri të gjithëve së bashku. Faleminderit nga zemra ! Emanuela & Ilir”, ka shkruar balerini.
View this post on Instagram
Kujtojmë që krahas vëmendjes që mori çifti, një detaj që bëri bujë ishte dhe mospjesëmarrja e Sabianit, me të cilin Iliri kishte krijuar një raport shumë miqësor. Por kaloi shumë kohë nga përfundimi i BB VIP dhe duket se gjërat nuk kanë shkuar shumë mirë. /abcnews.al