Nëna dhe dy bijat ranë në korrent, zbulohet shkaku që shkaktoi tragjedinë në Fushë-Arrëz

schedule15:36 - 30 Maj, 2022

schedule 15:36 - 30 Maj, 2022

PUKË – Zbulohet shkaku i tragjedisë në Pukë ku humbën jetën nëna me dy vajzat, pasi i zuri korrenti në dush.

Lexo edhe: Nëna dhe dy vajzat humbën jetën pasi i zuri korrenti, flet fqinja: Kanë mbetur vetëm dy djemtë e mitur

Mësohet se ka qenë një defekt elektrik në lavatriçe që solli vdekjen fillimisht të njërës vajzë dhe më pas motrës dhe nënës së tyre.

Për shkak të defektit lavatriçja ka përcjellë energjinë elektrike dhe ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy vajzave dhe nënës.

Tre anëtarë të familjes Kola, nëna dhe dy vajzat, humbën jetën pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike në Fushë-Arrëz. E ëma Prendusha dhe dy vajzat Sidorela e Emiljana Kola, u gjetën pa shenja jete në tualetin e shtëpisë. Gjithçka ndodhi, kur njëra prej vajzave ra në kontakt me rrymën. Mamaja dhe vajza tjetër vrapuan që t’i jepnin ndihmë, por fatkeqësisht edhe ato ranë në kontakt me rrymën elektrike dhe humbën jetën.

/abcnews.al/