E “shiti” klienti: Arrestohet “Super Mario”, shqiptari në krye të një bande të madhe trafikantësh droge në Itali

schedule12:21 - 30 Maj, 2022

schedule 12:21 - 30 Maj, 2022

Një 33-vjeçar, Mareglen Metushi është vënë në pranga ka karabinierët dy netë më parë. Ai tashmë duhet të vuajë 9 vite e gjysmë burg për trafik droge në shtetin fqinj, grabitje e krime të kryera mes vitit 2014-2015.

Hetuesit i kishin vënë nofkën “Super Mario”, sepse në Itali për thjeshtësi komunikimi thirrej Mario. 33-vjeçari ishte në krye të një bande të madhe trafikantësh që shisnin kryesisht kokainë në zonat Chietino dhe Lancianese.

Ashtu si “Super Mario”, Metushi dilte çdo mëngjes me çantën e veglave, tuta blu dhe florinj, por në vend që të bënte punën (merrej me rinovimin e ndërtesave), ai shiste drogë. Drogën ai nuk e mbante me vete, por fshihte në pyll, nën tokë dhe ishte i vëmendshëm ndaj lëvizjeve të tij dhe të bashkëpunëtorëve.

Operacioni për kapjen e tij nga autoritetet italiane pas arrestimit të pesë personave në zonën e Frentanos. Veç arrestimit të pesë personave u sekuestruan rreth 160 gram kokainë të pastër.

Hetimet nisën pasi një narkoman denoncoi se kërcënohej nga furnitorët e tij pasi kishte 5 mijë euro borxh, kuota për disa doza kokaine. Me pas nga gjurmimi, ndjekja dhe përgjimet u zbulua i gjithë grupi. /abcnews.al/