Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, Kuvendi mban një minutë heshtje

schedule12:01 - 30 Maj, 2022

schedule 12:01 - 30 Maj, 2022

Kuvendi ka mbajtur sot një minutë heshtje për ndarjen parakohe nga jeta të ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

“Të nderuar kolegë në nder të ish-presidentit Bujar Nishani, ish ministrit, kolegut tonë në këtë parlament ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje për largimin parakohe të tij nga jeta. I paharruar qoftë!”, tha nënkryetarja Ermonela Felaj.

Ish-presidenti Bujar Nishani ndërroi jetë të shtunën në moshën 56-vjeçar. Nishani dha frymën e fundit në një spital në Berlin, ku ishte shtruar prej një muaji, pasi u dërguar për mjekim më të specializuar për komplikacione të post Covid. Shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar.

Trupi i pajetë i Nishanit pritet të mbërrijë të martën në Shqipëri. Ish-presidentit do t’i kryhen të gjitha nderimet e fundit në një ceremoni shtetërore. Homazhet për ish-Presidentin do të mbahen të enjten në orën 10:00 te Pallati i Kongreseve.

Bujar Nishani ishte presidenti iu 6-të i Republikës, të Shqipërisë post komuniste. Në karrierën e tij të gjatë politike, ai njihej për gjuhën e kujdesur dhe maturinë. Nishani ishte një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Demokratike.

Ai ka mbajtur disa poste të rëndësishme si deputet, ministër dhe kryetar i Këshillit Kombëtar në selinë blu. Në vitin 2012, Nishani u zgjodh president. Ndërsa së fundmi ai ishte anëtar i Komisionit të Rithemelimit. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!