Luftime të ashpra në rajonin e Luhanskut, dy civilë të vrarë në Severodonetsk

schedule09:33 - 30 Maj, 2022

schedule 09:33 - 30 Maj, 2022

Forcat ruse kanë hyrë në periferi të qytetit ukrainas të Severodonetsk, sipas guvernatorit rajonal të Luhansk. Dy civilë u vranë dhe pesë u plagosën nga bombardimet.

Pushtuesit po sulmojnë qytetin me të gjitha armët dhe mbështetjen ajrore, pasi kanë hyrë në zonat juglindore dhe verilindore, tha Serhiy Gardai.

Qyteti fqinj i Lysychansk mbetet nën kontrollin ukrainas, por rruga kryesore për në dy qytete po i nënshtrohet granatimeve, tha ai. Evakuimet po kryhen nga Lysychansk.

Rusia i ka fokusuar sulmet e saj në Ukrainën lindore pasi u tërhoq nga zonat veriore më herët gjatë luftës.

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ka thënë se kapja e rajonit të Donbasi, i përbërë nga Luhansk dhe Donetsk, ishte prioritet i pakushtëzuar.

Severodonetsk ka qenë nën granatime intensive nga forcat ruse, duke i lënë ukrainasit të mbrojnë rrënojat, por refuzimi i tyre për t’u tërhequr po pengon një ofensivë më të madhe ruse nëpër Donbas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!