Dhjetëra makina “retro” zbarkojnë tek Kryeministria

schedule18:58 - 24 Prill, 2019

schedule 18:58 - 24 Prill, 2019

Kryeministria gjatë së mërkurës mori një pamje krejtësisht të veçantë. Nuk po flasim për protestë apo për ndonjë instalacion të ri, por si asnjëherë tjetër ishte e rrethuar nga dhjetëra makina të bukura të stilit retro.

Një rikthim pas në kohë, që të kujton epokat historike të vendit tone, ku zgjoi kureshtjen e mjaft të apasionuarve pas makinave dhe jo vetëm.

Kjo nismë është ndërmarrë nga Blendi Gonxhe, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, për të nxjerrë nga pluhuri i kohës këto makina të vjetra dhe për të krijuar lehtësi ligjore për koleksionistët e tyre

 “RETRO” lindi për të jetësuar një trashëgimi deri sot pa status dhe për të promovuar e ekspozuar sa më shumë mjete me interes historik, si dhe për të ofruar lehtësira ligjore për të gjithë të apasionuarit e makinave të stilit të vjetër retro”, u shpreh Blendi Gonxhe në këtë promovim interesant./abcnews.al