Elozhe për Nedim Bajramin dhe Kristjan Asllanin nga trajneri i Empolit, Aurelio Andreazzoli. Ai ka dhënë një intervistë për “Il Foglio” dhe deklaron:
“Bajrami i ka shenjat për t’u bërë një lojtar i rëndësishëm, ashtu si Asllani. Ai ka cilësi të mëdha, duhet t’i kisha dhënë më shumë minuta.
Çfarë keqardhje për Samuele Ricci. Të rinjtë janë të vështirë, për t’i bërë të zhvillohen nuk ka rrugë tjetër veçse t’u japësh hapësirë në fushë. Unë i rris dhe më pas dikush tjetër i shijon”, është shprehur Andreazzoli.