Kryeministri Edi Rama ka uruar peshëngritësen shqiptare, Evangjeli Veli, e cila u shpall kampione e Europës deri në peshën 55 kg për femra, hera e parë që ndodh për një sportiste shqiptare.
Kreu i qeverisë ka postuar në Facebook, momentin e triumfit të shtangistes Veli.
Postimi i Ramës:
? Kampionati Europian i Peshëngritjes në TIRANË – Peshëngritësja shqiptare Evangjeli Veli është shpallur Kampione e Europës për peshën deri në 55 kg??❤️??
#TëBashkuarJoTëNdarë?
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️??
Shtangistja shqiptare mori medalje ari në shkëputje dhe dygarësh (208 kg), kurse në shtytje mori medalje argjendi.
Veli ngriti 95 kg në shkëputje dhe u rendit e para, ndërsa në shytje fillimisht luajti me 108 kg, duke e ngritur të sigurt.
Në fund ajo ngriti 113 kg, po aq sa Konotop Kamila, e cila e ngriti e para këtë peshë dhe përfitoi nga rregullorja për të marrë medaljen e artë. / abcnews.al