E ardhmja e Robert Lewandowskit është e destinuar të flitet, pasi sulmuesi polak akoma nuk ka marrë një vendim se ku do e vazhdojë karrierën e tij futbollistike, të qëndrojë te Bayern Munich apo të provojë një eksperiencë të re në “Camp Nou”.
Qendërsulmuesi polak, i cili ka edhe një vit kontratë me Bayern Munich , përmes agjentit të tij Pini Zahavi i ka bërë të qartë disa herë klubit bavarez se dëshiron të transferohet te Barcelona, klub me të cilin tashmë në parim ka arritur marrëveshje.
“Do të vijë koha kur mund të jap informacione, së shpejti do të tregoj më shumë për të ardhmen time”, tha Lewandowski për “Sky Sport Deutschland”. /f.a/abcnews.al