Vrioni dhe Broja pritet të plotësojnë grupin, Roshi bën me “dhimbje koke” Rejën

schedule10:57 - 29 Maj, 2022

schedule 10:57 - 29 Maj, 2022

Kombëtarja shqiptare po vazhdon përgatitjet për ndeshjet e Nations League, ku më 6 qershor do të përballen në transfertë me Islandën.

Grupi i lojtarëve akoma nuk është i plotësuar pasi priten të bashkohet me pjesën tjetër të futbollistëve edhe sulmuesi Giacomo Vrioni, ndërsa Edy Reja është në pritje edhe të Armando Brojës, me këtë të fundit që pritet të kalojë Covid dhe të jetë gati përballjen me Izarelin më 10 qershor në “Air Albania”.

Edhe në këtë seancë Odise Roshi nuk është stërvitur me grupin, por është monitoruar veçmas nga stafi mjekësor për shkak të një shqetësimi muskulor.

Anësori i djathtë ka një problem muskulor dhe ka punuar veçmas skuadrës. Mjekët do ta shohin me kujdes, për të përcaktuar më pas nëse mund të luajë ose jo. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!