U bë nënë në fshehtësi, modelja shqiptare zbulon emrin e veçantë të djalit

schedule09:22 - 28 Maj, 2022

schedule 09:22 - 28 Maj, 2022

Modelja e njohur, Heidi Lushtaku ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar për jetën e saj private. Para pak javësh, ajo ka zbuluar se është bërë nënë për herë të parë.

Heidi ka ndarë në Instagram disa foto, ku në njërën prej tyre shfaqej me partnerin dhe të birin teksa ka shkruar: “Ti ishe sekreti ynë më i bukur. Gëzuar 1 mujorin e lindjes”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Heidi Demiral (@heidilushtaku_)

Ndërkohë së fundmi, ajo ka zbuluar emrin që i kanë vendosur djalit: Kaïs Ömer.

Kaïs Ömer është emër me origjinë arabe. Kaïs do të thotë mençuri ndërsa Ömer nga arabishtja do të thotë “jetëgjatë”.

“Duke pushuar me Kaïs Ömer”, ka shkruar modelja krahas fotos së ëmbël.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Heidi Demiral (@heidilushtaku_)

Modelja është në lidhje me futbollistin e Atalantës Merih Demiral, 8 vite më i vogël se ajo. Çifti janë njohur në një darkë me miq të përbashkët./abcnews.al