Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani ndodhet prej disa ditësh me pushime në Mykonos. Ajo po kalon një kohë relaksi me familjen e saj dhe atë të partnerit, Eduart Grishaj.
Ndonëse në pritje të fëmijës së saj të tretë, duket se kjo shtatzëni nuk e ka penguar aspak për të kaluar pushime speciale.
Në një nga fotot e shumta që Arbana ka ndarë me ndjekësit në Instagram, ka dal me kunatën e saj, duke treguar kështu edhe raportin e mirë që gëzojnë me njëra-tjetrën.
Sakaq, nuk kanë munguar as imazhet e ëmbla me Jonin dhe Diellin e vogël./abcnews.al