Gjykata e Kurbinit ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për inxhinierin Mondi Turhani, i cili u arrestua pasi një 34-vjeçar ra nga pallati ku po punonte dhe humbi jetën.
Marku Debrova, 34 vjeç humbi jetën më 24 maj pasi ra nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar në Milot.
Mondi Turhani 56 vjeç, banues në Tiranë, me profesion inxhinier ndërtimi tek firma ku humbi jetën 34-vjeçari u arrestua një ditë më vonë.
Aksidenti dyshohet se ndodhi për shkak të mungesës së sigurisë në punë./abcnews.al/