Humbjet e Ukrainës nga lufta arrijnë në 600 miliardë dollarë

schedule14:53 - 27 Maj, 2022

schedule 14:53 - 27 Maj, 2022

Humbjet totale ekonomike në Ukrainë të shkaktuara nga pushtimi i Rusisë arrijnë në 564-600 miliardë dollarë (447-476 miliardë paund), sipas Shkollës Ekonomike të Kievit (KSE), shkruan BBC.

Masa përfshin dëmet në banesa dhe ndërtesa të tjera, infrastrukturë dhe prona, si dhe dëme indirekte në formën e rënies së PBB-së, investimeve të humbura, largimit të punëtorëve dhe kostove shtesë të mbrojtjes dhe mbështetjes sociale, tha KSE.

Humbjet nga shkatërrimi i ndërtesave dhe infrastrukturës vlerësohen në 105 miliardë dollarë, me banesat e dëmtuara që përbëjnë rreth 40 miliardë dollarë. Në Mariupol, Kharkiv, Chernihiv, Severodonetsk dhe Lysychansk në Donbas ku po zhvillohen luftime të ashpra, dëmeT më të mëdha janë në ndërtesat e banimit.

Ndërkohë kompanitë ukrainase kanë pësuar 11 miliardë dollarë humbje ekonomike, duke përfshirë më shumë se gjysmë miliardë dollarë vetëm gjatë javës së kaluar. Më shumë se 200 kompani, fabrika ukrainase janë shkatërruar, dëmtuar ose konfiskuar nga Rusia.

Më herët sot një ish-ministër i financave tha se Ukrainës do t’i duhen 750 miliardë dollarë për rindërtim.

/abcnews.al