10 të vrarë dhe 35 të plagosur nga sulmet ruse në Dnipro

schedule12:50 - 27 Maj, 2022

schedule 12:50 - 27 Maj, 2022

Dhjetë persona janë vrarë dhe 30-35 janë plagosur si rezultat i sulmeve me raketa ruse kundër një baze të Gardës Kombëtare në Dnipro, sipas kreut të Qendrës së Mbrojtjes Territoriale, Hennadiy Korban, shkruan BBC.

Sipas tij, tre raketa u lëshuan nga rajoni Rostov i Rusisë.

Gjithashtu, forcat ukrainase kanë raportuar për luftime të ashpra në periferi të Severodonetsk – një nga objektivat kryesorë ruse, ndërsa trupat ruse po përpiqen të marrin në kontroll qytetin në rajonin Luhansk të Ukrainës.

Qyteti ka qënë në sulmin e vazhdueshëm  të forcave ruse, 60% e banesave është shkatërruar plotësisht dhe deri në 90% e ndërtesave janë dëmtuar, tha  kryetari i bashkisë, Oleksandr Stryuk.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!