15 ditë në burg do të qëndrojnë dy tifozët holandezë që u përfshinë në një sherr në rrugën e Barrikadave para finales së Conference League.
Ata goditën me sende të forta dhe karrige, një shqiptar që mori dëmtime në kokë dhe përfundoi në spital.
Ngjarja në fjalë ndodhi një natë para finales së Conference League mes ekipit të Romës dhe Feyenoord-it holandez.
Dy holandezët goditën me grushte, shqelma dhe karrige 48-vjeçarin, ndërsa më pas përfunduan pas hekurave. Ata akuzohen për plagosje të rëndë me dashje.
/abcnews.al