I fiksuar pas saj, i riu merr në telefon 26 vjeçaren në Vlorë dhe e kërcënon, ajo e denoncon

schedule12:01 - 27 Maj, 2022

schedule 12:01 - 27 Maj, 2022

Një i ri në Vlorë është vënë nën hetim për kërcënim të një 26 vjeçareje. Policia njofton se ai e merrte vazhdimisht në telefon të renë dhe e kërcënonte. Kjo e fundit e ka denoncuar.

“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasit:

– R. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kanosja”, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka kanosur me fjalë shtetasen F. B., 26 vjeçe, banuese në Vlorë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!