Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

OKB: Gati 4 mijë viktima nga pushtimi rus në Ukrainë

schedule08:20 - 27 Maj, 2022

schedule 08:20 - 27 Maj, 2022

Të paktën 3.998 civilë ukrainas janë vrarë në Ukrainë që prej fillimit të pushtimit rus më 24 shkurt, deri më 25 maj, sipas përditësimit të Kombeve të Bashkuara.

OKB njofton gjithashtu se të paktën 4.693 civilë të tjerë janë plagosur nga bombardimet ruse.

Megjithatë agjencia thekson se shifrat reale të viktimave dhe të plagosurve është shumë herë më e lartë.

Të reja e fundit e luftës Rusi-Ukrainë

• Bombardimet ruse: Forcat e armatosura të Ukrainës pranuan të enjten se trupat ruse kanë bërë përparime në rajonin lindor të Donetskut, duke vënë në shënjestër një lagje brenda rreth 16 kilometra nga qyteti i rëndësishëm i Bakhmut. Zyrtarët ukrainas thonë se në ditët e fundit, rusët kanë kombinuar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, sisteme raketash me shumë lëshime, artileri të rëndë dhe tanke në një bombardim të pamëshirshëm të qyteteve dhe rajonet e Luhansk dhe Donetsk ende nën kontrollin e Ukrainës. Disa zyrtarë e përshkruajnë situatën “shumë të vështirë” dhe pranojnë se njësitë ukrainase mund të duhet të tërhiqen në disa vende.

• Sulmet vdekjeprurëse: Nëntë persona u vranë dhe 19 të tjerë u plagosën në qytetin verilindor të Kharkiv të enjten sipas një zyrtari ushtarak ukrainas.

• Ukrainas të detyruar të shkojnë në Rusi: Qindra mijëra ukrainas janë dërguar në Rusi si pjesë e një programi për largim të detyruar, sipas katër burimeve të njohura me inteligjencën më të fundit perëndimore.

• Pretendimet e gjenocidit: Veprimet e Rusisë në Ukrainën lindore pasqyrojnë “një politikë të dukshme gjenocidi”, tha të enjten Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

• Furnizimet e armëve të SHBA: Administrata Biden po përgatitet të shtojë llojin e armatimit që po i ofron Ukrainës duke dërguar sisteme të avancuara raketash me rreze të gjatë që tani janë kërkesa kryesore nga zyrtarët ukrainas, thonë zyrtarë të shumtë. Shtëpia e Bardhë priret drejt dërgimit të sistemeve si pjesë e një pakete më të madhe ndihme ushtarake dhe sigurie, e cila mund të shpallet javën e ardhshme.

• Gjyqi për krimet e luftës: Dy ushtarë rusë të kapur u deklaruan fajtorë në një gjykatë në Ukrainën qendrore të enjten për “shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës të kryera me konspiracion paraprak grupor”. Oleksandr Bobykin dhe Oleksandr Ivanov akuzohen se kanë gjuajtur raketa nga rajoni rus i Belgorodit drejt Kharkivit më 24 shkurt.

• Rritje të çmimeve të naftës: Nafta e papërpunuar Brent u rrit të enjten në më shumë se 117 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që nga fundi i marsit. Investitorët po shikojnë me nervozizëm teksa zyrtarët evropianë përpiqen të arrijnë një marrëveshje për heqjen graduale të naftës ruse, një hap që do të pengon më tej flukset e energjisë.

• Premtimi i Gjermanisë për gazin: Gjermania po punon “rreptësisht” për t’i dhënë fund varësisë së saj nga importet e gazit rus, tha kancelari i vendit të enjten, duke shtuar se nuk kishte “asnjë dyshim” se si Berlini ashtu edhe BE-ja do t’i jepnin fund varësisë së tyre nga importet e energjisë nga Moska.

/abcnews.al./

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!