Halili: Nuk kam asnjë meritë për titullin, Shehi do jetë pjesë e Tiranës

schedule19:51 - 26 Maj, 2022

schedule 19:51 - 26 Maj, 2022

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, nuk ka dëshirë të marrë merita për titullin kampion. Pas ndeshjes me Kukësin, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport tha: “Presidenti ka 0%, meritën e ka skuadra e stafi për titullin kampion. Unë nuk kam bërë asgjë”.

“Trofeu i bukur? Çdo trofe ka vlerën dhe bukurinë e vet, ka gjithë sakrificën e bërë nga futbollistët. Unë i jam mirënjohës çdo futbollisti për kontributin që kanë dhënë. Jam shumë i lumtur me këtë grup futbollistësh, siç kanë qenë edhe grupet e tjera.

Ky ka qenë një kampionat i vështirë dhe shumë i bukur dhe kjo është meritë edhe e Tefik Osmanit e Orges Shehit. Këtë fitore ia dedikoj tifozëve familjes sime, familjes së madhe bardheblu, futbollistëve dhe familjeve të futbollistëve.”

“E ardhmja e trajneri? Shehi do të jetë pjesë e skuadrës sonë, kjo është e padiskutueshme. Kemi gjetur një marrëveshje të shpejtë, pasi të dy ne duam ta çojmë këtë skuadër sa më lart. Unë i falënderoj shumë të gjithë”, tha Halili. / abcnews.al