Dita Ndërkombëtare e Librit, Rama u lexon të rinjve Kadarenë

schedule16:01 - 23 Prill, 2019

schedule 16:01 - 23 Prill, 2019

Në ditën ndërkombëtare të librit Kryeministri Edi Rama ka këshilluar të rinjtë që të mos lënë mënjanë librin sepse është i vetmi që bën dallimin e njeriut nga njeriu dhe nga të gjitha speciet e tjera.

Me mëndje është rikthyer në Francë.

“Do të shkrihem

Të venitem,

Si kandili kur s’ka vaj,

Balt’ e pluhur

Do të bëhem,

Të më shkelnjë këmb’ e saj;

E të prehem

Duke puthur

Atë këmbë pasandaj”.

Është pjesë nga libri i Ismail Kadaresë “Mëngjese në kafe Rostad” që kryeministri Edi Rama e ndan me nxënësit e shkollës Faik Konica.

“Do të më pëlqente ta lexonit pastaj nga fillimi në fund duke u nisur nga ky fragment”.

Ishte kryeministri Rama ai që nisi “LEXO ME MUA”  Maratonën e leximit në qendrën për hapje dhe dialog në Ditën Ndërkombëtare të Librit”.

Edhe pse është një ndjekës i rregullt i rrjeteve sociale, libri bën dallimin e njeriut nga njeriu dhe nga speciet e tjera i këshilloi ai të rinjtë.

“Jemi në kushtet kur jetojmë në një botë që e kërcënon librin me instrumentat e tjerë të komunikimit që janë shumë të vlefshëm, të shpejtë dhe tërheqës, por që nuk e zëvendësojnë dot kurrë librin te njeriu dhe nuk e bëjnë dot kurrë njeriun ashtu siç e bën libri”.

Qendra për Hapje dhe Dialog është e hapur për audiencën e moshës nga 7-18 vjeç, ku do të zhvillohen lexime, takime diskutime për librin. Kësaj nisme i janë bashkuar emra të njohur të fushave të ndryshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!