Rusia nuk heq dorë, zyrtari ukrainas: Putini dëshiron ende të marrë në kontroll Kievin

schedule14:34 - 26 Maj, 2022

schedule 14:34 - 26 Maj, 2022

Rusia planifikon të marrë në kontroll të gjithë Ukrainën, me kryeqytetin e Kievit që është objektivi kryesor i saj, sipas kryebashkiakut të qytetit Vitali Klitschko.

Është e qartë se Rusia nuk po kryen një “operacion special” por një “gjenocid” në Ukrainë, tha Klitschko gjatë një paneli diskutimi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, shkruan CNN.

Ai paralajmëroi se Ukraina nuk po mbron vetëm sovranitetin e saj, por të të gjithë kombeve që ndajnë të njëjtat parime me Ukrainën.

“Ne mbrojmë jo vetëm familjet tona, ne ju mbrojmë të gjithëve”, tha Klitschko. “

Lufta është një rrezik për Evropën dhe mbarë botën, tha Klitschko.

Ai bëri thirrje për “vendime të shpejta” nga udhëheqës të tjerë për dërgimin e më shumë armëve mbrojtëse Ukrainës, të cilat ai thotë se atyre u duhen shpejt./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!