Sanksionet kundër Rusisë, Putini i qetë: Nuk mund të na bëjnë gjë, jemi ende eksportuesit më të mëdhenj të drithërave

schedule14:06 - 26 Maj, 2022

schedule 14:06 - 26 Maj, 2022

Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se largimi i disa kompanive të huaja nga Rusia nuk është ndonjë problem shumë i madh, shkruan BBC.

Në një fjalim në forumin ekonomik të shteteve post-sovjetike, Putin tha se është e pamundur të shkëputesh Rusinë nga teknologjia Perëndimore pavarësisht sanksioneve.

“Vjedhja e aseteve nga Perëndimi nuk do të rezultojë pozitive,” tha ai, duke shtuar se Rusia është dhe mbetet eksportuesi kryesor i grurit.

Ai tha gjithashtu se është e rëndësishme që Rusia të largohet nga sistemi bankar Swift. Ky reagim vjen pasi BE dhe aleatët e saj pezulluan shtatë institucione nga sistemi në mars dhe ka propozuar përjashtimin e tre bankave të tjera ruse nga Swift.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!