Peskov hedh poshtë akuzat: Nuk jemi ne fajtorë për bllokimin e porteve por Perëndimi

schedule13:28 - 26 Maj, 2022

schedule 13:28 - 26 Maj, 2022

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një konferencë për shtyp ka hedhur poshtë akuzat se Rusia ka bllokuar eksportet e grurit nga Ukraina, shkruan The Guardian.

Në vend të kësaj, Peskov akuzoi Perëndimin për krijimin e një situate të tillë për shkak të sanksioneve kundër Rusisë.

“Ne nuk i pranojmë në mënyrë kategorike këto akuza. Përkundrazi, ne fajësojmë vendet perëndimore për veprimet që kanë çuar deri në këtë pikë.

Portet e Ukrainës në Detin e Zi janë bllokuar që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt, duke bllokuar më shumë se 20 milionë tonë drithë në kapanone. Ditën e djeshme, zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Andrei Rudenko, tha se Kremlini do të lejojë anijet që transportojnë ushqime të largohen nga portet e Ukrainës në këmbim të heqjes së sanksioneve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!