“Donim të tregonim bukurinë e Shqipërisë”, shefi i kuzhinës tregoi se çfarë gatoi për krerët e UEFA dhe futbollistët

schedule10:36 - 26 Maj, 2022

schedule 10:36 - 26 Maj, 2022

Shefi i kuzhinës, Alfred Marku, i cili gatoi për kryesinë e UEFA-s dhe futbollistët në finalen e “Conference League” me tre shefa të tjerë, foli për këtë eksperiencë. Gjatë një interviste që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, tha se ishte një bashkëpunim me tre shefat e tjerë  Altin Prenga, Sebastian Biba dhe Arbër Avdia.

Ai tha se përmes menusë që zgjodhën donin të përcillnin bukurinë dhe traditat e vendit tonë. “Menuja ka qenë e përcaktuar dhe përzgjedhur mirë në formën më origjinale që ndërsa hanin ta ndjenin Shqipërinë. Kemi bërë një përzierje mes Dibrës dhe Mirditës, qullin me miell misri me jufka mbi pulën.

Në të gjithë menunë ishte përfshirë gjithë Shqipëria. Sollëm në pjata të gjithë të mirat dhe bukurinë që ka Shqipëria duke filluar nga Dibra, Mirdita. Gatuam për 80 veta.”, tha ai.

/abcnews.al