Ka përfunduar dëshmia e shumëpritur e Kate Moss në gjyqin e Amber Heard – Johnny Depp. Kate hodhi poshtë pretendimet e Heard, se aktori e ka dhunuar atë kur ishin në një lidhje. Modelja tha se Depp nuk e ka goditur asnjeherë dhe as nuk e ka shtyrë nga shkallët.
Moss tha se në këtë rast, të cilit Amber Hears iu referua në gjykatë, ishte me Johnny Depp në një udhëtim në Xhamajka, dhe ndërsa po dilte nga dhoma e tyre, ajo rrëshqiti dhe ra nga shkallët, duke dëmtuar rëndë shpinën.
Bërtita sepse nuk e dija se çfarë më kishte ndodhur dhe sepse kisha dhimbje.”, tha ajo duke shtuar se Depp nxitoi në ndihmë të saj dhe e çoi në dhomë për trajtim mjekësor. “Asnjëherë nuk më ka goditur, nuk më ka shtyrë apo hedhur nga shkallët”, tha Moss.
Komenti i Amber Heard që çoi në dëshminë e Kate Moss
Kate Moss u thirr për të dëshmuar në këtë rast pasi Amber Heard iu referua asaj gjatë gjyqit. Kur Heard po fliste për një incident të dyshuar abuzimi, ajo iu referua thashethemeve se Depp e kishte shtyrë Moss-in nga shkallët.
“Nuk hezitova, nuk e prisja, vetëm në mendjen time në atë moment mendova për Kate Moss dhe shkallët”, tha Heard. Modelja britanike ishte në lidhje me Depp-in në vitet 1990 dhe nxiti tituj të panumërt për “romancën e tyre të paqëndrueshme”.
/abcnews.al