Prej orës 18:00 ka nisur futja e tifozëve në stadiumin “Air Albania”. Efektivë të shumta të forcave të policisë po bëjnë kontroll të tifozëve.
Gazetari Ermal Vija raporton nga stadiumi “Air Albania”, në pjesën ku po futen tifozët e Romës. Ata i janë nënshtruar kontrollit të imtësishëm, me qëllim që të mos marrin me vete sende të forta.
Situata duket e qetë dhe entuziaste pak orë para fillimit të ndeshjes. Mbrëmjen e djeshme Tirana u kthye në arenë përplasjesh mes dy grupeve të cilat ishin të vendosura në pjesës të ndryshme të qytetit. /abcnews.al