Vlerat e larta monetare dhe ekzekutimet e dhunshme nuk janë të vetmit tregues të fuqisë së 8 grupeve kriminale të goditura në Shqipëri pas rrëfimit të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt.
Sofistikimi në mënyrën se si përgatiteshin atentatet është një tjetër pikë e vënë në dukje nga hetuesit.
Ndërkohë gjatë operacioneve të kryera, është gjetur edhe një dron ushtarak, i cili përdoret për vëzhgime, megjithëse ky nuk është i vetmi funksion i tyre.
Grupi hetimor është duke kryer verifikimet nëse pajisja është përdorur për ndonjë ngjarje.
Një makinë e blinduar gjithashtu është sekuestruar gjatë këtyre operacionit, i cili ka vijuar prej disa ditësh më synimin për të arrestuar në Elbasan Talo Çelën.
Hetimet e Prokurorisë së Posaçme deri më tani kanë çuar para drejtësisë për këtë dosje 32 persona për dhjetëra vjedhje me dhunë dhe vrasje me pagesë. /Tvklan