UFO-ja famëkeq, “Trekëndëshi i zi” shihet duke qëndruar pezull mbi shtëpi për një orë

schedule15:57 - 25 Maj, 2022

schedule 15:57 - 25 Maj, 2022

Një UFO famëkeq, i quajtur “Trekëndëshi i zi” pretendohet se është kapur nga kamerat e sigurisë duke qëndruar pezull mbi një shtëpi për një orë.

Objekti i paidentifikuar u pa duke fluturuar mbi një shtëpi në Huddersfield, West Yorkshire.

“Trekëndëshi i zi” ka qenë pjesë e zakonshme e fenomenit të UFO-ve që nga pretendimet e para në vitet 1940.

Siç sugjeron emri i tyre, objektet duken duke fluturuar në qiell si forma të errëta trekëndore të mbuluara nga drita.

Disa nga trekëndëshat janë përshkruar deri në 120 metra të gjatë dhe duket se fluturojnë  në heshtje.

Pamjet e Huddersfield u postuan për herë të parë nga gjuetari i UFO-ve, Mick Proctor, i cili drejton kanalin Skywatch Explorer në YouTube.

Mick tha se pamjet ia dha një burrë që donte të mbetej anonim.

“Ai nuk ka dashur të japë vendndodhjen e saktë se ku jeton”.

Një entuziast i UFO-ve komentoi: “Ndoshta është trajnim i forcave ajrore?”

Pentagoni dyshohet se ka një foto të pabesueshme dhe të qartë të një UFO-je “Trekëndëshi i Zi” që ngrihet në mënyrë spektakolare nga oqeani, të cilën nuk e ka nxjerrë ende.

Që kur ekzistenca e supozuar e fotografisë u raportua për herë të parë në fund të vitit 2020, entuziastët e UFO-ve kanë kërkuar publikimin e saj.

Një javë më parë  SHBA mbajti një seancë publike historike mbi UFO-t në Uashington DC, shkruan TheSun. 

Në  seancën e parë  për të diskutuar fenomenet ajrore të paidentifikuara – ose UAP-të – që nga vitet ’60, zyrtarët e mbrojtjes pranuan se kishte pasur  400 shikime  dhe  11 përplasje të afërta  me UFO-t./abcnews.al/