Bllokimi i eksportit të grurit, Rusia, e gatshme për hapjen e “korridoreve ushqimore humanitare’

schedule10:00 - 25 Maj, 2022

schedule 10:00 - 25 Maj, 2022

Rusia është shprehur e gatshme për hapjen e një korridori humanitar për anijet e mallrave nga Ukraina, sipas një deklaratë të zëvëndësministrit të jashtëm Andrei Rudenkos, shkruan skynews.

Vendimi vjen mes shqetësimeve në rritje për sigurinë e furnizimeve globale ushqimore, në të cilën Ukraina dhe Rusia furnizojnë një sasi të konsiderueshme të grurit në botë dhe lëndëve të tjera ushqimore bazë.

Rudenko tha gjithashtu se Rusia do të diskutojë mundësinë për shkëmbimin e të burgosurve me Ukrainën pasi të burgosurit që janë dorëzuar të jenë dënuar. Dy javë më parë, Ukraina ofroi lirimin e të burgosurve rusë të luftës në këmbim të evakuimit të sigurt të luftëtarëve të plagosur rëndë të bllokuar brenda fabrikës çelikut në Mariupol.

Rusët dhe zyrtarët nga republikat e vetëshpallura në Donbas kanë thënë se disa nga ata që u dorëzuan duhet të gjykohen për krime lufte.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!