Ornela Kaci është bërë e njohur në rrjet me fotot që realizon me vajzat e saj. Blogerja nga Mamurrasi, e cila jeton prej vitesh në Itali, kujdeset që të ndajë foto të veshura matchy matchy. Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, ajo tregoi se nisi të realizonte këto foto sepse donte që vajzat të kishin një kujtim.
“Doja që vajza e madhe të kishte një kujtim, për fotot dhe mënyrën se si e kam veshur dhe rrjetet sociale ishin një mënyrë.”, tha ajo. Mes të tjerash, ajo tregoi dhe arsyen e largimit drejt Italisë. “Kemi ardhur për arsye shëndetësore. Prindërit shitën shtëpinë për të ardhur këtu, ndenjëm për një jetë më të mirë.
Shqipëria ishte ndryshe në vitin 2000, dy vitet e para e kam vuajtur shumë.”, tha ajo.
/abcnews.al


