Karamuço: Efektivët e rinj agresivë, 20 psikologë për policët në gjithë vendin të pamjaftueshëm

schedule19:54 - 24 Maj, 2022

schedule 19:54 - 24 Maj, 2022

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e kaluar Tiranën, ku një polic vrau kolegun brenda komisariatit 3. Në studion e Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se ka një agresivitet të shtuar tek efeftikvë, sidomos te ata të rinj në moshë.

“Këta kanë një agresivitet të shtuar. Efektivët në moshë të re kanë shprehur një agresivitet më të madh.  të rinjtë i përjetojnë shumë elementët stresorë. Këto ditë policia është në shërbim të përforcuar, por kjo nuk justifikon ngjarje të tilla.

Kanë një gjuhë verbale të dhunshme, që është paradhoma e verimeve që çojnë në përdorimin e armës së zjarrit”, tha ai.

Efektivi 25-vjeçar Ludian Zaimi në dëshminë e tij ka thënë se e qëlloi kolegun pasi e tallte prej kohësh. Lidhur me këtë, eksperti thotë se bulzimi nuk është trajtuar në institucione. Gjithashtu ai evidenton një tjetër problem shqetësues, atë të mungesës së psikologëve për policët.

Lexo edhe: Policët vrasin në Tiranë, paralajmërimi i Karamuços: Do kemi dhe raste të tjera, çfarë ndodhi mbrëmjen e kaluar

“Ne bulizmin e kemi trajtuar vetëm në shkolla, por jo në institucione. Ne nuk e kemi luftuar. Nuk e kemi parë me seriozitetin e duhur. Në këto kushte këto ngjarje do të ndodhin.

Ne nuk kemi psikologë për policët. Kemi një psikolog për qark. Janë rreth 20 psikologë për të gjithë policinë e shtetit. Janë shumë pak.

Po merren masa dhe mund të priten edhe shkarkime. Kemi kaluar nga një ngjarje në tjetër. S’kemi parë asnjë masë. Është rasti edhe me daljen e këtyre fimimeve do të thotë që ai komisariat ka dalë jashtë kontrollit. Një pjesë filmike që është  pjesë e hetimeve. Kemi parë që kanë dalë edhe këto për Dumanin”, u shpreh Karamuço. g.v/abcnews.al