Skënderbeu “market”, Partizani pritet t’i rrëmbejë mbrojtësin

schedule11:45 - 24 Maj, 2022

schedule 11:45 - 24 Maj, 2022

Skëndferbeu është kthyer në një “market” pas rënies në një Kategori më Poshtë, pasi tashmë skuadra të superiores kërkojnë t’i rrëmbejnë futbollistët e korçarëve.

I tillë është rasti edhe me Partizanin, me drejtuesit e kuq që kanë piketuar 3 lojtarë nga “ujqërit”. I pari në listë është mbrojtësi, Leonat Vitija. 22-vjeçari këtë sezon u kthye në një lojtar kyç për Skënderbeun, ku paraqitjet e tij kanë rënë në syrin e demave.

Sipas “Panorama Sport”, mbrojtësi kosovarë ka edhe 6 muaj kontratë me korçarët, dhe në këto kushte drejtuesit do të kërkojnë ta shesin lojtarin në mënyrë që të përfitojnë nga shitja e tij.

Nuk dihet ende se sa është vlera që klubi bardhekuq i ka vendosur kartonit të lojtarit, por që të paktën deri në janar duket e vështirë që Vitija të ndryshojë ambient. /f.a/abcnews.al