Një ndër fshatrat turistikë të Korçës është Vithkuqi. Një zonë me bukuri të shumta natyrore, por e lënë në harresë dhe që nuk është promovuar kurrë. Ndaj dhe të vetmit që e eksplorojnë Vithkuqin janë turistët rastësorë apo vizitorët e rrallë.
Relievi malor, që thyhet nga kodrat e buta, pyjet halorë ,klima alpine, e përshtatshme për turizëm gjithëvjetor e listojnë Vithkuqin, ndër fshatrat më atraktivë të juglindjes.
Por të vetmit që kuriozohen ta eksplorojnë janë turistet rastësorë dhe vizitorë të rrallë.
Për shumë vite, rruga drejt Vithkuqit ishte plotësisht e degraduar, e cila mori zgjidhje nga investimi për gazsjellësin TAP.
Kjo rriti shpresën e banorëve që zona të orientohet drejt turizmit.
Të paktat biznese shërbimi dhe hotelerie, që kanë mundur të mbijetojnë,i shqetëson më së shumti, mungesa e promovimit dhe mos-përfshirja në guida turistike.
Vendasit, dinë si t’i begenisin turistêt,sidomos të huajt, që afektohen pas turizmit të aventurës dhe kuzhinës tradicionale,të pasur dhe të shëndetshme.
Ndërsa trashëgimia kulturore dhe historike e fshatit të vogël,që dikur kishte 24 kisha dhe sot numëron,14 thesare të periudhës postbizantine, ka mbetur e gjitha në harresë.
Banorët e Vithkuqit kanë gjetur pak mbështetje nga vendorët ,ndërsa mbeten problematike uji i pijshëm dhe rrjeti i amortizuar i energjisë elektrike.
Fshati është tkurrur ndër vite nga emigracioni dhe lëvizja drejt qyteteve të tjera.
Ata që kanë mbetur,edhe pse sot jetojnë nga toka dhe blegtoria, i kanë sytë nga turizmi dhe krijimi i mundësive reale, për të shfrytëzuar bukuritë dhe pasuritë unike të zonës.
Daniela Zisi, gazetare ABC News