Tre muaj luftë në Ukrainë, Austin takim online me ministrat e 40 vendeve në botë

schedule15:47 - 23 Maj, 2022

schedule 15:47 - 23 Maj, 2022

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin mirëpriti më shumë se 40 vende në takimin e dytë të Grupit të Kontaktit të Ukrainës, i mbajtur virtualisht, më 23 maj, pothuajse tre muaj nga dita e fillimit të luftës në Ukrainë.

Austin falënderoi ministrat e mbrojtjes nga 40 vendet e tjera për pjesëmarrjen dhe theksoi përparimin e bërë që nga takimi i parë i grupit në bazën ajrore Ramstein në Gjermani muajin e kaluar, duke vënë në pah Australinë, Kanadanë dhe Britaninë e Madhe për pajisjet ushtarake që i kanë ofruar Ukrainës që nga ai takim.

“Që nga takimi i grupit të kontaktit të muajit të kaluar, Australia dhe Kanadaja u angazhuan për të siguruar M777 Howitzer, dhe në vetëm katër javë, të gjitha ato sisteme u janë dorëzuar ukrainasve,” tha Austin.

Mbretëria e Bashkuar gjithashtu dorëzoi raketa dhe një sistem të ri të mbrojtjes me rreze të shkurtër dhe shumë vende kanë bërë përpjekje të forta për të përballuar misione të reja të rëndësishme stërvitore dhe ne i kemi parë këto përpjekje të bëjnë një ndryshim të vërtetë në kohë reale,” shtoi ai.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov, zëvendës komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës dhe përfaqësuesi i inteligjencës mbrojtëse të Ukrainës iu bashkuan takimit virtual. Katër vende të reja iu bashkuan gjithashtu takimit të cilët nuk ishin të pranishëm në Ramstein muajin e kaluar: Austria, Bosnje-Hercegovina, Kolumbia, Irlanda dhe Kosova. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!