Një shpërthim ka ndodhur në një pikë karburanti në Shkozet. Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombol dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar dy punonjësit.
“Rreth orës 11:00, në lagjen nr.14 Durrës, në një pikë shitjeje, si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer një bombol gazi”, njofton policia.
Të lënduarit janë punonjësi i pikës së karburantit dhe shoferi i botit që i furnizonte përkatësisht 25 vjeç dhe 41 vjeç. Ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al