Një 41-vjeçar nga Saranda i cili u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit është arrestuar.
Pas finalizimit të operacionit policor “Çifliku”, u vu në pranga shtetasi T. D., 41 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Blutë bëjnë me dije se arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare në fshatin Çiflik, Konispol, duke transportuar në automjetin e tij, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/