Derbi mes Dinamos e Tiranës, në “Selman Stërmasi” skaut kroat për dy lojtarë

schedule10:35 - 23 Maj, 2022

schedule 10:35 - 23 Maj, 2022

Dinamo dhe Tirana luajtën mes tyre në “Selman Stërmasin” edhe derbin e fundit mes tyre, takim që u mbyll me fitoren e bluve të Rodolfo Vanolit, me këto të fundit që kanë rënë në Kategorinë e Parë.

Në këtë derbi në stadium kishte të pranishëm edhe skaut nga Kroacia për lojtarët e skuadrave, të cilat vitet e fundit po i japin më shumë mundësi edhe lojtarëve të rinj, duke bërë që nga kmapionati shqiptarë të dalin futbollistë të talentuar, të cilët më pas transferohen në liga më të mëdha.

Dy futbollistët që kanë qenë në radarët e skautëve kroatë ishin Redon Mihana i Dinamos dhe Arbër Bytyqi i Tiranës.

Si Mihana, ashtu dhe Bytyçi, e nisën nga stoli këtë sfidë derbi, por kjo gjë nuk e ka ndaluar skautin nga Kroacia për të pyetur për lojtarët, duke kërkuar numrin e telefonit të përfaqësuesve të tyre. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!