Një 43-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është mbytur duke konsumuar mish në një restorant në Lemesos të Greqisë.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur ditën e djeshme.
Pavarësisht ndihmës se stafit të restorantit dhe miqve që po drekonin me të, 43-vjeçari nuk ia doli të shpëtojë.
Protothema.gr shkruan se 43-vjeçari mbërriti i pajetë në spitalin Përgjithshëm të Limasolit dhe se mjekët gjetën në fytin e viktimës një copë mishi./abcnews.al/